Inkriminimi/ Jurgis Çyrbja lê mandatin e deputetit, Erjon Meka pritet të marrë vendin e tij

Date:

Share post:

Deputeti i qarkut të Durrësit, Jurgis Çyrbja, 39 vjeç, ka dorëzuar mandatin e tij, një vendim që erdhi 48 orë pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku ai qëndroi për pesë orë rresht. Dorëheqja e Çyrbes ndodhi në një moment kritik, ndërsa prokuroria ka ngritur hetime në lidhje me të dhe lidhjet e tij të dyshuara me grupin e Emiliano Shullazit.

Sipas hetimeve të prokurorisë, bazuar në përgjimet telefonike të kryera gjashtë vjet më parë, Çyrbja kishte komunikuar me Gilmando Danin, një anëtar dhe mik i afërt i Shullazit. Gjatë kësaj kohe, Çyrbja shprehu shqetësimin e tij ndaj Danit, duke e paralajmëruar se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehej se “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”. Pavarësisht kësaj, në atë kohë Çyrbja i kishte quajtur përgjimet si “lajme vere që nuk do arrijnë t’i prishin imazhin”.

Pas largimit të tij, mandatin e deputetit pritet ta marrë Erjon Meka, 47 vjeç, nga fshati Rrostej i Rrogozhinës, banor në Durrës. Meka ka përfunduar studimet në universitetin e Elbasanit për Financë-Kontabilitet dhe ka përvojë në administratën publike, duke shërbyer si administrator i njësive administrative në Durrës. Pas njësisë nr. 3, aktualisht Meka është administrator i njësisë nr.5 në bashkinë Durrës që përfshin lagje të mëdha në numër popullsie për qytetin, konkretisht lagjet 13, 14 dhe 17 me një sipërfaqe prej 15.8 km2 dhe një popullsi prej 87, 298 personash. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...