Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dëshmitarët që fshehën vrasjen e Egli Progës

Date:

Share post:

Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka ndryshuar masën e sigurisë për tre persona që dyshohen se kanë fshehur informacion mbi vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Arian Manellari, Leonidha Guçe dhe Voltan Shulku, të cilët më parë ishin në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, janë arrestuar pas vendimit të gjykatës që e ndryshoi këtë masë në “arrest në burg”.

Prokuroria e Korçës ka arritur në përfundimin se ka pasur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit ku ndodhi ngjarja, duke kompromentuar kështu provat e rëndësishme të rastit. Ndërkohë, organi hetimor është në procesin e rikuperimit të pamjeve të kamerave. Në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia e Korçës ka ekzekutuar arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 10 gushtit në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku 42-vjeçari Egli Proga, baba i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje nga personi nën akuzë Denis Meçe, i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Autori u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa tre të pranishmit, Shulku, Manellari dhe Guçe, deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga incidenti, duke penguar kështu zbardhjen e plotë të së vërtetës, ndërsa prokuroria ka arritur të ketë dyshime të arsyeshme për praninë e tyre në vendin e ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...