“Bukuroshja e Fjetur” kthen magjinë e baletit klasik në Durrës

Date:

Share post:

Baleti klasik “Bukuroshja e Fjetur” i ktheu artdashësit të dielën në botën e përrallave, ku dashuria dhe e mira triumfojnë mbi të keqen. Me muzikën e pavdekshme të Tchaikovskit dhe një koreografi mahnitëse, kjo shfaqje solli në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës magjinë e artit të baletit, duke i dhuruar publikut, vendas e të huaj, një përvojë unike.

Trupa e Baletit të Teatrit Shtetëror të Varnës përshkoi me elegancë skenën shqiptare, duke sjellë përpara artdashësve një performancë të rrallë, ku princat, princeshat dhe magjistarët ringjallen përmes lëvizjeve të balerinëve. Shfaqja u ofrua me hyrje të lirë, pa bileta, duke u ofruar jo vetëm si një dhuratë për qytetin, banorët dhe turistët e shumtë të huaj që e ndoqën shfaqjen, por edhe si një mënyrë për të promovuar bukurinë e baletit dhe muzikës klasike.

Veç interpretimit të përrallës së “Bukuroshes së Fjetur”, personazhe nga përralla të tjera të njohura u shfaqën në skenë, duke e bërë këtë event të veçantë dhe të pasur me elementë të ndryshëm artistikë. 

Pauline Faget, një nga protagonistet e baletit, theksoi se përvoja në Durrës ishte magjike dhe një mundësi e shkëlqyer për të ndarë pasionin për baletin me publikun shqiptar.

Kjo shfaqje nuk ishte vetëm një interpretim artistik, por një rikthim në magjinë e fëmijërisë, ku të gjithë mund të besojnë në fuqinë e dashurisë dhe të ëndrrave të bukura. Pas Durrësit, në mbrëmje, trupa e teatrit të Varnës do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të...

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...