Kush është Grazia Deledda, Gruaja që sfidoi botën për të shkruar

Date:

Share post:

Grazia Deledda lindi në Nuoro të Sardenjës në shtator të vitit 1871, në një familje të pasur. Që fëmijë, kishte një pasion të pashuar për librat. Pavarësisht dëshirës së saj për të studiuar, prindërit e ndërprenë shkollimin e saj pas klasës së katërt. 

“Sepse je vajzë,” i thanë, por Grazia nuk e pranoi këtë fat. Ajo vazhdoi të mësonte në shtëpi me një mësuese dhe më pas vetë. E sfidoi familjen dhe mentalitetin e kohës.

Kur ishte vetëm 17 vjeç, dërgoi një tregim në një revistë, e cila e publikoi. Ndërsa ajo festonte, qyteti përfliste për “skandalin” e një vajze që guxonte të shkruante. Edhe prifti u bashkua me thashethemet, ndërsa prindërit e këshillonin të përqendrohej tek punët e shtëpisë, siç i përshtatej një gruaje të denjë.

Por Grazia nuk u dorëzua. Në Nuoro ajo ndihej e përjashtuar. E konsideronte një tokë të djegur për ambiciet e saj, ndaj vendosi të emigronte në Romë, kryeqytetin e kulturës, ku besonte se do të gjente pranimin që i mungonte. Megjithatë, edhe atje përballej me përçmimin e intelektualëve, të cilët nuk e konsideronin të denjë për të qenë shkrimtare. Por ajo besonte në vetvete dhe vazhdonte të shkruante pa u ndalur.

Në moshën 29-vjeçare, takoi Palmiron, një burrë që i solli ngrohtësi dhe mirëkuptim në jetën e saj. Palmiro, pa komplekse dhe paragjykime, jo vetëm që e mbështeti, por u bë agjenti i saj, duke i përmbysur normat e kohës. Një grua intelektuale po mbështetej nga burri i saj.

Grazia nuk u ndal; librat e saj kaluan kufijtë dhe arritën deri në sytë e Akademisë Mbretërore Suedeze. Në vitin 1926, ajo u bë gruaja e parë italiane që fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë, duke dalë në skenë dorë për dore me Palmiron.

Kritikët e quanin të paarsimuar dhe mashtruese, por ajo doli një grua e guximshme që luftoi për të drejtën e saj për të shkruar dhe triumfoi. U shua në moshën 65 vjeçe, por hyri në histori përgjithnjë.

Grazia Deledda mbetet një simbol i qëndresës dhe fuqisë së shpirtit krijues.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...