“Skifteri” nga Kashari prangoset në Kavajë

Date:

Share post:

Katër vjedhje automjetesh brenda vitit. Një 42-vjeçar, i dyshuar si autor i tyre, është kapur dhe arrestuar nga policia e Kavajës.
Në vijim të punës për të zbardhur rastet e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, policia e Kavajës ka realizuar operacionin policor të koduar “FOUR”. Bazuar në inteligjencën policore dhe hetimet e kryera nga shërbimet e policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Elton Tafa, 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.

Gjatë hetimeve, është zbuluar se Tafa dyshohet të jetë autor i katër vjedhjeve të automjeteve. Ai akuzohet për vjedhjen e një automjeti tip “Peugeot” ditën e djeshme, të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës pas zbulimit nga Policia. Ai u kap dhe u arrestua disa orë më vonë. Ndërkohë mbi të rëndojnë dhe vjedhja e një automjeti tip “Ford” më 25 shkurt 2024 në Rrogozhinë; vjedhja e një automjeti tip “Chevrolet Matiz” më 20 gusht në Luz të Madh; si dhe vjedhja e një automjeti tip “Renault Twingo” pak ditë më parë, më 18 tetor, në lagjen nr. 2, Kavajë.
Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme lidhur me akuzën për veprën penale të “Vjedhjes”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...