88,000 Euro dhe verë kontrabandë, Pranga 34-vjeçarit në portin e Durrësit

Date:

Share post:

Një operacion i fundit i policisë ka çuar në arrestimin e një 34-vjeçari nga Tirana, i cili u kap me 88,000 euro të fshehura në trup dhe në çantë, të dyshuara se vijnë nga veprimtari kriminale. Elton Balliu u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në portin e Durrësit, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare të portit.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kamioni që drejtonte Balliu u kalua për kontroll më të detajuar, ku u përdorën metoda bashkëkohore për të siguruar qarkullimin e ligjshëm të mallrave dhe shtetasve. Gjatë këtij kontrolli, policia zbuloi 88,000 euro të ndara në katër pako dhe të mbështjella me natriban, me qëllim për të shmangur deklarimin. Gjithashtu, në kamion u gjetën 18 shishe me verë, të cilat dyshohen të kontrabanduara, pasi nuk ishin të shoqëruara me faturë blerjeje.

Autoritetet sekuestruan paratë dhe mallin e kontrabanduar, ndërsa materialet procedurale u dorëzuan Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme. Balliu përballet me akuzat për “Përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, si dhe “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit....

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...