88 mijë euro të padeklaruara/ Ja vendimi dhe çfarë deklaroi 34-vjeçari në gjykatë

Date:

Share post:

“Ishte porosi. Nuk dija ç’kishin brenda pakot. Do të dilnin t’i merrnin.” Kështu ka deklaruar në gjykatë 34 -vjeçari nga Tirana i cili u arrestua të enjten në portin e Durrësit.Gjykata e la të lirë, këtë të shtunë, Elton Balliun, baba i tre fëmijëve, që u arrestua pas operacionit policor të koduar “Portat” për 88,000 eurove të padeklaruara në kufi dhe 18 shisheve verë të dyshuara si kontrabandë. 

Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, Balliu ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së pakove të mbështjella me natriban dhe as nuk e dinte emrin e personit që do të vinte për ta marrë porosinë. 

Me profesion shofer kamioni, Balliu, baba i tre fëmijëve, u prangos të enjten në portin e Durrësit pasi mbërriti me traget nga Bari. Paratë e ndara në 4 pako të lidhura me natriban iu gjetën të fshehura në xhup dhe në çantë, ndërsa vera u zbulua në kamionin e tij.

Prokuroria e çështjes Mediana Meta mori parasysh gjendjen shëndetësore, gjyqësore dhe atë sociale të të arrestuarit dhe kërkoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për të, kërkesë që u pranua nga gjyqtari Alban Veçani. Avokati Çlirim Poga tha se Balliu nuk ka precedent të mëparshëm penalë, ndërsa ka bërë 3 ndërhyrje në zemër dhe është baba i 3 fëmijëve që presin prej tij.

Operacioni, i kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane, Guardia di Finanza-n  dhe doganën, çoi në sekuestrimin e të hollave dhe mallrave. 

Pas vendimit të gjykatës, Balliu do të hetohet në gjendje të lirë për  “Mosdeklarim në kufi” dhe “Kontrabandë mallrash që paguajnë akcizë”. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...