Përgjaket Shkodra: Dy të vdekur dhe dy të plagosur pas breshërisë së plumbave në mes të rrugës

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë trondit Shkodrën, mes dy viktimave edhe një qytetare e rastit. Rreth orës 15:50 në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” në Dobraç, një sulm i rëndë me armë zjarri ndaj një automjeti tip Benz ka përfunduar tragjikisht. Hamza Lici, i cili udhëtonte në automjet, humbi jetën nga të shtënat, ndërsa Arlind Bushati, një tjetër pasagjer, mbeti i plagosur rëndë. 

Në ndjekje të ngjarjes, makina humbi kontrollin dhe përplasi një motoçikletë ku udhëtonin Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij, Flutura Basha. Përplasja ishte fatale për Fluturën, e cila ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli, ndërsa dy grupe të Repartit Special “RENEA” janë dërguar në vendngjarje për ndihmë. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë intensivisht për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar autorët, ndërsa pista kryesore lidhet me një tentativë të dytë atentati ndaj A. Bushatit, i cili disa ditë më parë kishte raportuar në polici një përpjekje të dështuar për vrasje.

Por nuk përjashtohet as mundësia që H. Liçi të ishte objektiv i atentatit. Ai ishte emër i njohur për policinë dhe vëllai i Ibrahim Liçit, të arrestuar në Turqi si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës.

Emri i Hamza Liçit lidhet me ngjarje të bujshme, ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bajrave në Shkodër. Në familjet Liçi dhe Bajri janë kryer një sërë vrasjesh.

Të plagosurit vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, ndërsa forcat policore janë të angazhuara në kërkimin e autorëve të sulmit të dyfishtë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...