Protesta/ Policia e Shtetit procedon penalisht 16 deputetë

Date:

Share post:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga drejtoritë vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Lezhë, në bashkëpunim me prokuroritë përkatëse, për dokumentimin e paligjshmërive të ndodhura gjatë tubimeve të djeshme, Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar 4 shtetas, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndërkohë u referuan në prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm 195 shtetas, ku procedimi ka nisur në gjendje të lirë për 92 në Durrës, 36 në Fier, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan dhe 14 në Lezhë. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë.

Ndêrkaq janë referuar materiale në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, 4 në Tiranë, 4 në Durrës, përfshirë Edi Palokën dhe deputetët pjesëmarrës në protestën e Rrogozhinës; 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë, si dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Dita e djeshme ka shënuar grumbullime të këtyre shtetasve në pikat lidhëse të qyteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë, të cilët kanë penguar qarkullimin e mjeteve. Disa prej tyre kanë lënë automjetet e tyre në rrugë për të bllokuar qarkullimin.

Sipas Policisë, po vazhdon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e drejtuesve të automjeteve që bllokuan qarkullimin, dhe në drejtimin e prokurorive kompetente, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë këtyre tubimeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...