Konflikti për shkollën e telefonin: Babai plagos të birin 15-vjeçar me thikë, zbardhet dëshmia

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vreshtas të Korçës, rreth orës 10:45, ku një baba ka plagosur me thikë djalin e tij 15-vjeçar. Konflikti ka nisur pasi adoleshenti refuzonte të shkonte në shkollë, gjë që çoi në një përplasje të ashpër mes babait dhe djalit.

Sipas dëshmisë së Shpëtim Çukës, babai i të miturit, ai ka debatuar me djalin sepse ky i fundit qëndronte në telefon dhe nuk donte të shkonte në shkollë.

“Unë i thoja të ikte në shkollë se ora kishte shkuar, por ai nuk më dëgjonte. Ishim duke u grindur, dhe në atë moment kisha një biçak në dorë, me të cilin e godita,” ka deklaruar ai.

15-vjeçari ka pësuar plagë në brinjë dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore. Pas trajtimit, mjekët bëjnë të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...