Kjo është një nga historitë më prekëse të Hollywood-it, historia e një njeriu që sakrifikoi gjithçka për të ndjekur ëndrrën e tij. Në vitet kur Sylvester Stallone po përpiqej të bëhej aktor, ai përjetoi varfërinë dhe dëshpërimin në mënyrën më ekstreme. Duke mos pasur asnjë mënyrë për të siguruar jetesën, ai përfundoi duke jetuar në rrugë, në një stacion autobusi në Nju Jork për tre ditë. Pikën më të ulët të jetës së tij ai e arriti kur iu desh të shiste qenin e tij të dashur për vetëm 25 dollarë, sepse nuk kishte mundësi ta ushqente.
Pak kohë pas kësaj ngjarjeje tragjike, një ndeshje boksi e frymëzoi të shkruante skenarin për filmin legjendar “Rocky”. Ai e përfundoi skenarin për 20 orë dhe filloi të kërkonte kompani prodhimi për ta shitur atë. Kompanitë e filmit i ofruan shuma të mëdha për skenarin, por Stallone refuzoi të gjitha ofertat, duke ngulmuar të luante vetë rolin e Rocky-t. Më në fund, studioja pranoi t’i paguante 35,000 dollarë dhe ta linte në rolin kryesor.
Gjithçka që pasoi ishte një sukses i jashtëzakonshëm! “Rocky” fitoi çmime Oscar dhe e vendosi Stallone-n në piedestalin e kinemasë. Por gjëja e parë që ai bëri me shumën e fituar ishte të merrte qenin që kishte shitur. Ai priti për ditë me radhë derisa gjeti personin që ia kishte blerë qenin, duke paguar plot 15,000 dollarë për ta marrë mbrapsht.

Historia e Stallone-s na kujton se, pavarësisht sfidave dhe dëshpërimeve, nuk duhet hequr dorë nga ëndrrat.
Lufta e tij për të realizuar ëndrrën dhe për t’u bërë dikush që bota nuk mund të injoronte, mbetet një frymëzim për të gjithë ata që ndjekin një qëllim të madh.
Kurrë mos ndaloni së luftuari për ëndrrat tuaja!
©️zërionline


