2100 ton mbetje do të depozitohen afër EcoParkut 

Date:

Share post:


Pas 11 ditësh qëndrimi në radën portuale të Durrësit, anija “Moliva” është ankoruar në terminalin e kontejnerëve. Nën asistencën dhe mbikëqyrjen e organeve ligjzbatuese dhe autoriteteve portuale, është realizuar procesi i shkarkimit të mbetjeve toksike të dyshuara.

Nga këtu, mbetjet do të transportohen me kamionë drejt Porto Romanos, pranë Eco Parkut, ku do të depozitohen përkohësisht dhe do të jenë nën survejim të rreptë të Policisë së Shtetit.

Sekuestrimi i ngarkesës u urdhërua nga Prokuroria e Durrësit, pasi dyshimet për përmbajtjen e saj të rrezikshme dhe të paligjshme u konfirmuan nga disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Rrjetin e Aksionit të Bazelit, një organizatë mjedisore amerikane.

Kujtojmë që anija “Moliva” ishte nisur në prill dhe korrik drejt Azisë, por nuk u lejua të shkarkohet në destinacion, pas alarmit për mbetjet e rrezikshme. Për këtë ngarkesë, Prokuroria e Durrësit hapi hetime që prej muajit gusht, ndërkohë që një ditë para mbërritjes së saj, PD dhe qytetarë të Durrësit protestuan në hyrje të portit kundër kthimit të mbetjeve. 

Pas shkarkimit të mbetjeve dhe zhvendosjes së tyre në Porto Romano, pritet të kryhen analiza për të vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë së tyre dhe vijuar më tej hetimet mbi këtë çështje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...