Përbaltja/ KLP dënon përpjekjet për të intimiduar institucionet e drejtësisë

Date:

Share post:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka reaguar ndaj deklaratave të fundit që kanë synuar të ndikojnë apo të frikësojnë sistemin e prokurorisë. Në një njoftim për shtyp, KLP ka shprehur angazhimin e plotë për të qëndruar pranë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në kushte të vështira dhe sfiduese. 

Sipas KLP-së, përpjekjet për të ndërhyrë apo intimiduar institucionet e drejtësisë, veçanërisht ato që luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit, janë sulme të rënda ndaj integritetit dhe drejtësisë që garantojnë zbatimin e ligjit në vend. KLP nënvizon rëndësinë e Reformës në Drejtësi dhe faktin se kjo është një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Evropian për ndërtimin e një sistemi të pavarur drejtësie në Shqipëri.

Në këtë kontekst, KLP fton median që të mbështesë institucionet e pavarura, duke i qëndruar besnike parimeve të profesionalizmit dhe informimit të saktë të publikut. 

KLP dënon çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe ndaj drejtuesit të saj, duke i cilësuar këto si kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë. Këshilli ka garantuar përkrahje të fortë për të gjithë prokurorët e SPAK dhe të gjithë punonjësit e përfshirë në luftën kundër krimit, duke theksuar se do të mbeten të vendosur kundër çdo ndërhyrjeje apo sulmi denigrues.

Në përfundim, KLP riafirmon përkushtimin për një proces drejtësie të pavarur dhe transparent, duke theksuar se puna dhe integriteti i prokurorëve janë thelbësore për të ndërtuar një sistem drejtësie që i shërben qytetarëve, pa frikë apo paragjykim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...