Abuzimet me pronat/ Pranga ish-kreut të Kadastrës së Durrësit

Date:

Share post:

Ish-drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona është arrestuar nga policia e Durrësit për tjetërsim prone, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë. Pas vendimeve të lëshuara nga gjykata e Durrësit një ditë më parë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare organizoi operacionin policor të koduar “Roli” bazuar në rezultatet e prokurorisë për një kallëzim të disa viteve më parë për tjetërsimin e një prone në Gjirin e Lalëzit. Ardian Kona, 52 vjeç, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy ish-zyrtarë të tjerë të Kadastrës së Durrësit, ish-juristi Bledar Zerba dhe Leandro Dervishi, ish-hartograf i  Kadastrës, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe një 44-vjeçare A.D. me banim në Tiranë, e cila është përfituese e pronës përmes falsifikimit të dokumentave. Prona që ndodhet në njësinë administrative Ishëm të bashkisë Durrës është regjistruar afro 8 vite më parë dhe lëshuar certifikatë pronësie për të. Mbi bazën e kallëzimit të një qytetari, banor i zonës që pretendon pronësinë mbi këtë sipërfaqe toke ka nisur dhe hetimi që çoi në arrestimin e ish-kreut të Kadastrës, i arrestuar edhe disa vite më parë me drejtues të tjerë të Kadastrës dhe ish-kryetarin e komunës Ishëm, sërish për tjetërsim pronash në zonën bregdetare të Gjirit të Lalëzit.

Policia e Durrësit njoftoi se po vijon punën për kapjen e personave në kërkim. Ndërkohë, kjo ngjarje, ashtu si shumë të tjera vazhdon të ngrejë shqetësime mbi atë që ka ndodhur ndër vite me sigurinë e administrimit të pronave publike dhe private në vend dhe abuzimet me to.  

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur

Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të...

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...