Shpejtësia, Automjeti me 3 të rinj përfundon në kanal

Date:

Share post:

Një automjet me tre të rinj ka perfunduar në kanal mbrëmjen e sotme në Durrës.
Aksidenti rrugor ndodhi në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, ku një makinë tip Seat me tre të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, duke ofruar ndihmën e parë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Fatmirësisht, të rinjtë janë nxjerrë nga makina dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas burimeve policore, është jashtë rrezikut për jetën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...