Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Date:

Share post:

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri vijon të mbahet nën kontroll pas një operacioni që ka zgjatur gjatë gjithë ditës. Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve, autoritetet evakuuan 15 familje së bashku me bagëtitë dhe kafshët shtëpiake. Sipas tyre, deri tani nuk raportohet për banesa të dëmtuara.

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Arben Cara, e cilësoi situatën si shumë të vështirë për shkak të flakëve masive, temperaturave të larta dhe erës së fortë, e cila favorizoi përhapjen e zjarrit.

“Që nga orët e para të mëngjesit, së bashku me kryetarin e bashkisë, drejtues të Policisë së Fierit, shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Patosit, Fierit dhe Beratit, forcat e emergjencave civile dhe vullnetarët kemi punuar për shuarjen e zjarrit në fshatin Riban. Situata ka qenë shumë dramatike, por prioriteti ynë ishte sigurimi dhe evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë. Deri tani asnjë banesë nuk është prekur nga flakët,” deklaroi Cara.

Ai bëri të ditur se gjatë gjithë ditës në operacion u angazhuan edhe dy helikopterë, të cilët ndihmuan në mbajtjen e zjarrit brenda një perimetri të kontrollueshëm.

Sipas Carës, sipërfaqja e djegur vlerësohet të jetë të paktën 15 hektarë, ndërsa dëmet janë kryesisht sipërfaqësore. Ai shtoi se era ka ndikuar në përkeqësimin e situatës dhe se ekipet do të vijojnë punën edhe gjatë natës, nëse do të jetë e nevojshme, deri në shuarjen e plotë të vatrës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...

Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar

3  persona janë vënë në pranga në Cërrik për devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe ndërtim pa leje. Bëhet fjalë...