Zjarri në fabrikën e këpucëve, një tjetër fabrikë iu shkrumbua në Skrapar kompanisë

Date:

Share post:

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e 29 nëntorit një fabrikë këpucësh në Laç, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa viktima. Situata ishte veçanërisht e rënduar edhe për familjet që banojnë pranë fabrikës.

Erlinda Lleshi, një nënë e tre fëmijëve, rrëfen tmerrin e natës së kaluar.

“Ndjemë tymin që hyri në banesë dhe kur dolëm pamë flakët që po vinin drejt nesh. Ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu më të keqen. Djemtë u tmerruan. Ende kanë frikë dhe i kam dërguar te prindërit e mi. Nuk kemi marrë ende veten nga tërmeti dhe tani përjetuam zjarrin. Ishte një situatë e frikshme. Pësuam disa dëme materiale, por shyqyr jemi mirë,” tha ajo.

Gjatë ditës së shtunë, për shkak të erës së fortë, u aktivizuan edhe vatra të reja zjarri. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pronari i fabrikës, Nikolin Lleshi, dyshon se shkëndijat nga disa tela elektrikë mund të kenë shkaktuar zjarrin.

“Kamera që shikon nga magazina ka fiksuar shkëndijat. Do të ketë pasur ngarkesë në rrjet nga konsumi i banorëve përreth,” tha ai.

Zjarri shkrumboi magazinën qendrore të fabrikës, ku ndodheshin lëndë të para dhe produkte të përfunduara, këpucë gati për eksport. Materialet e djegshme u shkatërruan në masën 95%. Në magazinë ndodheshin gjithashtu sasi karburanti dhe makineri, ndërsa një cisternë karburanti e vendosur pranë magazinës fatmirësisht nuk u prek nga flakët.

Dëmet paraprake llogariten në disa milionë euro, sipas burimeve nga fabrika “Alba Shoes”. Kjo kompani është përballur me ngjarje të ngjashme edhe më parë; katër vite më parë një tjetër fabrikë e saj në Skrapar u dogj, ndërsa së fundmi një kamion i kompanisë u përfshi nga flakët pranë Durrësit.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e zjarrit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Greqi/ 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në një aksident tragjik

Tre të rinj nga Fieri kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një...

Renditja e Eurostat/Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë ekonomike

“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra...

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar

Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes...

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...