Pas zbardhjes së ngjarjes tragjike në Spitallë, tensionet mes dy familjeve fqinje, Brako dhe Shkoza, janë përshkallëzuar. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar familjarët e viktimës, kryesisht vëllain e 33-vjeçarit Brako, i cili u gjet i pajetë në një kanal pranë shtëpisë së tij të enjten e kaluar.

Të martën, fqinjit të tij Majlind Habibi iu vunë prangat pas dyshimeve se ai e kishte shtyrë viktimën në kanal pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas deklaratave të të arrestuarit, ngjarja nisi pas një grindjeje të shkaktuar nga pretendimet se viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari ka deklaruar se sjellja përçmuese dhe tallëse e viktimës e kishte shtyrë drejt reagimit impulsiv, pa e menduar pasojën fatale. Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor.


Babai i viktimës, Haxhi Shkoza, ka ndarë versionin e tij mbi ngjarjen, duke shprehur dyshimet dhe dhimbjen për humbjen e të birit të cilit thotë se nuk i hodhi dot as dhé në varr duke i premtuar se do ta zbardhte vdekjen e tij. Ai ka përshkruar momentet kur e gjetën trupin e djalit dhe shqetësimet që kanë përshkallëzuar tensionet mes dy familjeve, ndërsa kërkon mbështetjen e policisë për të shmangur incidente të mundshme hakmarrëse mes dy familjeve fqinje.
©️zërionline


