Kanali i ujërave të larta mbytet në plehra. Banorët: Pastrojnë vetëm kur duan vota

Date:

Share post:

Kanali i ujërave të larta në zonën e plazhit të Durrësit është kthyer në një vatër ndotjeje dhe shqetësimi për banorët e plazhit dhe Arapajt. Mbetjet e hedhura pa kriter dhe kazanët e tejmbushur të mbetjeve urbane buzë kanalit e kanë përkeqësuar situatën.  

Qeset plastike, shishet, mbetjet ushqimore dhe mbeturina të tjera kanë bllokuar rrjedhën e kanalit, duke shkaktuar erë të rëndë dhe një ndotje të dukshme të ujit. Situata ka nxitur reagime të shumta nga banorët dhe vizitorët, të cilët e konsiderojnë këtë problem si një rrezik serioz për shëndetin dhe një cenim të imazhit të qytetit.  

“Kjo situatë është e papranueshme! Era është e padurueshme dhe ndotja rrezikon edhe shëndetin tonë. Nuk kemi parë ndonjë institucion që të merret seriozisht me këtë problem. Vijnë rrallë,” thotë një banor i zonës.  

Ndotja ndikon negativisht dhe te vizitorët. 

“Kam motrën këtu dhe vij herë pas here për ta takuar. Familjarisht vijmë këtu për të kaluar pushimet në verë, por kjo situatë është e tmerrshme. Ky kanal ndikon negativisht edhe në imazhin e qytetit,” thotë një banor i Librazhdit.  

Kazanët e mbetjeve urbane, të vendosur buzë kanalit, janë të mbushur plot, duke nxitur hedhjen e mbetjeve të tjera pranë tyre. Edhe pse makinat e mbeturinave kalojnë në zonë, ato shpesh nuk arrijnë të përballojnë volumin e lartë të mbetjeve, duke përkeqësuar më tej situatën.  

Banorët ndjehen të rrezikuar  nga pasojat e ndotjes së kanaleve të ujërave të larta që kalojnë pranë banesave të tyre. 

“Ndotja e kanaleve të ujërave të larta mund të sjellë pasoja të rënda, si për mjedisin ashtu edhe për shëndetin. Kemi fëmijë, të moshuar e të sëmurë. Më mirë ta mbyll8n fare, kur nuk arrijnë ta pastrojnë,” shprehet një tjetër banore.  

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet lokale për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanalit, si dhe për një organizim më të mirë të mbledhjes së mbetjeve. Deri atëherë, ky kanal, që duhej të shërbente për kullimin e ujërave të larta, do të vazhdojë të mbetet një burim ndotjeje dhe shqetësimi për komunitetin dhe vizitorët e zonës.  

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...