Besimtarët e Durrësit kremtojnë Krishtlindjen me shpresë dhe harmoni

Date:

Share post:

Krishtlindja u kremtua me solemnitet në Durrës, ku mijëra besimtarë morën pjesë në mesnatë në meshat e shenjta në kishën famullitare “Shën Domeniku” dhe katedralen e “Shën Luçisë”. Mesha e mesnatës, si një nga momentet më të rëndësishme, përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe shprese për një fillim të ri.

Në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” u zhvilluan gjithashtu shërbesa të posaçme gjatë paradites së 25 dhjetorit, ndërsa kishat ungjillore organizuan shërbesat festive, duke përfshirë këndimin e himneve dhe predikime frymëzuese.
Pas përfundimit të shërbesave, besimtarët shkëmbyen urime të ngrohta, duke krijuar një atmosferë festive që i afroi njerëzit më shumë me familjen dhe komunitetin, ndërsa theksuan rëndësinë e besimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.

Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...