Fluksi i fundvitit në portin e Durrësit, Sfida me tragetet

Date:

Share post:

Porti i Durrësit po përballet me një numër të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh gjatë këtyre ditëve, si pasojë e lëvizjeve masive për festat e fundvitit. Sipas të dhënave nga Kapiteneria e Portit Detar, vetëm në 8 ditët e fundit, kanë hyrë në vend 25,477 udhëtarë dhe 7,738 automjete. Ky fluks përbëhet kryesisht nga anëtarë të diasporës shqiptare që rikthehen për të kaluar festat pranë familjarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe nga shtetas të huaj që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh dimërore në vendin tonë.
Për të përballuar këtë fluks udhëtarësh, kompanitë që operojnë linjat detare kanë shtuar kapacitetet e tyre. Tragetet e linjës Durrës-Bari e kthim kanë nisur të kryejnë lundrime të dyfishta gjatë ditës, ndërsa linja Durrës-Ankona ka shtuar lundrimet mes dy porteve për të plotësuar kërkesën në rritje.
Megjithatë, situata është komplikuar nga një incident që ndodhi në fillim të kësaj jave. Njëri prej trageteve të linjës ka dalë përkohësisht nga shërbimi, pasi gjatë manovrave të ankorimit në Portin e Durrësit, në kushte të motit të keq, ka dëmtuar helikën e tij duke u përplasur me spirancën e tragetit tjetër që ishte ankoruar më parë në kalatë. Pas dëmtimit të helikës, ai do t’i nënshtrohet riparimeve, ndërsa kompanitë e lundrimit po e menaxhojnë situatën me tragetet në dispozicion.


Sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, autoritetet portuale kanë marrë masa për të shmangur vonesat dhe për të garantuar shërbim efikas për udhëtarët që zgjedhin të lëvizin përmes portit më të madh në vend. Porti i Durrësit vazhdon të jetë një nyjë kyçe për lidhjet ndërkombëtare, veçanërisht gjatë periudhës së pushimeve, kur fluksi i lëvizjeve arrin kulmin.
I njëjti fluks pritet të vazhdojë edhe në ditët e para të janarit, por në kah të kundërt, kur emigrantët do të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...