Emrat/ Grabitje në Borakë të Shijakut, Policia arreston një shijaks. Në kërkim një tjetër

Date:

Share post:

Thyen arrestin e shtëpisë dhe organizon një grabitje në bashkëpunim. Në parkingun e një lokali në fshatin Borakë të Xhafzotajt, dy shtetas kanë kërcënuar me thikë dy persona dhe u kanë marrë celularët. Ata janë larguar më pas me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, ndërsa ndërhyrja e Policisë çoi në arrestimin e njërit prej autorëve, ndërkohë që tjetri është shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Orland Kondo, 28 vjeç, banues në Shijak, ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, Fabian Çalliku, gjithashtu 28 vjeç dhe banues në Shijak. Ky i fundit kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u largua me shpejtësi në këmbë pasi braktisi automjetin.
Policia ka sekuestruar automjetin tip “Benz” të përdorur nga autorët, ndërsa vijojnë kërkimet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...

Fetah Mataj merr detyrën e nëndrejtorit të komunales në Durrës, dy muaj pas prangosjes së bashkëshortes

Dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është...