Lindi bebi i parë për vitin 2025

Date:

Share post:

Në orën 18:30 të kësaj dite të parë të vitit, materniteti i Durrësit mirëpriti ardhjen e foshnjës së parë për vitin 2025. Një vajzë e shëndetshme, me peshë 2900 gramë, erdhi në jetë, duke sjellë gëzim të pamasë për familjen e saj. Bebes i kanë vënë emrin Anays.

Mjekja Engjëllushe Gjonku konfirmon se lindja ka qenë pa komplikacione dhe në rrugë natyrale. Anays dhe nëna e saj gëzojnë shëndet të plotë. Familja shprehu mirënjohjen për kujdesin dhe përkushtimin e ekipit mjekësor në këtë moment të veçantë.
Lindja e Anays shënon një fillim të mbushur me shpresë dhe lumturi për vitin 2025.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...