Pritja për beben e parë dhe trajtimet nga fishekzjarret në Spitalin e Durrësit

Date:

Share post:

Orët e para të vitit të ri dhe fishekzjarret e shumta sollën në Spitalin e Durrësit disa të lënduar, por ende jo beben e parë të vitit 2025.
Në urgjencën spitalore të Durrësit, 10 persona bëhet me dije se kanë marrë trajtim ambulator për dëmtime të lehta të shkaktuara nga përdorimi i fishekzjarreve në natën e ndërrimit të viteve. Në asnjë prej rasteve nuk ka pasur nevojë për shtrim në spital, duke shmangur situata më të rënda gjatë festimeve të ndërrimit të viteve.
Ndërkohë, bebja e parë për vitin 2025 ende nuk ka ardhur në jetë. Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Durrësit, Ani Dyrmishi, në orët e fundit të vitit 2024 kanë lindur katër foshnja. Ashtu si nënat në pritje, edhe stafi i maternitetit mbetet në gatishmëri, në pritje të fëmijës së parë për këtë vit të ri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...