Pamjet e Kamerave, Momenti kur autori largohet pas vrasjes në Durrës

Date:

Share post:

Personi i shfaqur në foto dhe video është Fation Janina, autori i dyshuar i vrasjes së fqinjit të tij, Paulin Gila, 82 vjeç, në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.

Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë të një hoteli përballë pallatit, ku shihet 39-vjeçari duke dalë nga ndërtesa pas kryerjes së krimit.
Ngjarja ndodhi më 30 dhjetor, kur 82-vjeçari u godit për vdekje me thikë dhe çekiç nga Fation Janina në apartamentin e tij.

Pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit ndihmuan hetuesit të përqendrohen te fqinjët e viktimës dhe të identifikojnë shpejt autorin, duke u mbështetur edhe në të dhëna të marra përmes rrugëve operative.

Pas arrestimit, Fation Janina pranoi autorësinë e krimit, duke deklaruar se shkak ishte bërë një borxh prej 20 mijë lekësh që viktima nuk ia kishte kthyer.
Sipas banorëve të zonës, Janina vjen nga një familje e mirë. Pas vdekjes së prindërve jetonte i vetëm dhe njihej si përdorues i alkoolit dhe drogës. Viktima, Paulin Gila, gjithashtu jetonte i vetëm, pasi tre fëmijët e tij, djemtë, ndodhen prej kohësh në emigrim në Itali. Para viteve ’90, ai ka qenë i dënuar për plagosje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...