Një vit pa gazetarin e shquar Thanas Mustaqi

Date:

Share post:

Më 2 janar të vitit të kaluar, qyteti i Durrësit dhe gazetaria shqiptare humbën një prej figurave të tyre më të shquara, Thanas Mustaqin, i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Me një karrierë të pasur dhe plot përkushtim prej më shumë se pesë dekadash, ai la pas një trashëgimi të vyer në shtypin e shkruar shqiptar, duke spikatur për raportime të thelluara, kritike dhe të ndjeshme ndaj çështjeve ekonomike, sociale dhe komunitare.  

Karriera e tij nisi dhe u zhvillua në gazetarinë lokale të Durrësit, duke u zgjeruar më pas në të përditshmet kombëtare të Shqipërisë. Me pasion dhe profesionalizëm, ai trajtoi tema të shumta, nga trashëgimia kulturore dhe arkeologjia, deri te çështjet që mundonin hekurudhën shqiptare, portin më të madh të vendit, flotën e peshkimit dhe jetën social-ekonomike. Artikujt dhe reportazhet e tij mbetën dokumente të rëndësishme publicistike dhe arkivore për historinë e qytetit të Durrësit.  

Pas viteve ’90, Thanas Mustaqi vazhdoi të kontribuonte me shkrime në shtypin e shkruar dhe mediat online, duke sjellë reportazhe dhe analiza. Njohur për ndërgjegjen e pastër qytetare dhe guximin për të trajtuar tema të ndjeshme, ai u bë një zë i fortë kritik.  

Përveç kontributit të tij gazetaresk, Mustaqi ishte një aktivist i palodhur për komunitetin e gazetarëve, duke u angazhuar si anëtar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Dega Durrës. Me një volum të madh pune dhe një përkushtim të pashtershëm, ai u bë një shembull frymëzues për brezat e rinj të gazetarëve, duke ruajtur gjithnjë sharmin dhe fuqinë e profesionit të tij.  

Në mars të vitit të kaluar, dy muaj pas largimit të tij, Bashkia e Durrësit, me kërkesë të kryetares së Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Dega Durrës, e nderoi figurën e tij të shquar me titullin “Mirënjohja e Durrësit.” Në një ceremoni emocionuese, ku morën pjesë miq, kolegë dhe intelektualë të qytetit, titulli iu dorëzua familjarëve të tij nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.  

Në të njëjtën ceremoni, Thanas Mustaqi, së bashku me kolegun Tristan Sherifi, i ndarë nga jeta në mars 2023, u vlerësuan për kontributin e tyre të vyer në gazetari e dokumentim videografik, duke i dhënë zë dhe imazh problematikave dhe vlerave të qytetit të Durrësit.  

Humbja e Thanas Mustaqit mbetet një plagë për gazetarinë durrsake dhe shqiptare, por trashëgimia e tij profesionale dhe qytetare, emri i mirë që la pas, do të mbetet gjithnjë frymëzim për gazetarët e sotëm dhe të ardhshëm.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...

Përfundimisht 30 vite burg shqiptares që masakroi çiftin Tasho në Itali

41-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Dënimi i...