210 familje të prekura nga tërmeti në pritje të hyrjes në apartamentet e reja

Date:

Share post:

Në Durrës ka nisur procesi për shpërndarjen e apartamenteve për 210 familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, nëpërmjet shortit publik që do të zgjasë dy ditë. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për familjet që kanë pritur më shumë se pesë vite për një strehë të re, pas shkatërrimit të banesave të tyre nga tërmeti shkatërrues i nëntorit të atij viti.

Pas hedhjes së shortit, familjet do të mësojnë katin dhe godinën ku ndodhet apartamenti, si dhe strukturën e apartamenteve që do të përfitojnë, por procesi nuk përfundon këtu. do të duhet të kalojnë një fazë tjetër të papërcaktuar ende në kohë, për të marrë çelësat dhe për të hyrë në banesat e reja. Gjithsesi kjo fazë në një vit elektoral pritet tê afrohet në kohë. Familjet që po i nënshtrohen shortit publik do të marrin banesa në pallatet e ndërtuara në lagjen 17, si dhe në zonat e reja zhvillimore në Spitallë e Manëz.
Të premten do të hidhet shorti më i madh për 198 familje nga Durrësi, Manza, Ishmi, Sukthi, Rradhbulli dhe Katundi i Ri të cilat do të përfitojnë banesa në lagjen e re të Spitallës, një lagje e ndërtuar plotësisht e re pas tërmetit. Pavarësisht shpërndarjes së apartamenteve në shorte, puna në këtë zonë vazhdon për të përgatitur kushtet, infrastrukturën e jashtme, për strehimin e qindra familjeve që do të vendosen aty.
Ky proces është një reflektim i përpjekjeve për të përmbushur premtimet për strehimin e të dëmtuarve nga tërmeti, megjithëse pritja ka qenë e gjatë dhe sfidat për përmbylljen e fazave të mbetura janë ende të dukshme. Familjet e prekura, tashmë më pranë shtëpive të tyre të reja, mbeten ende në pritje të një date konkrete për sistemimin përfundimtar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...