Rindërtimi vijon/ 198 familje përfitojnë banesa të reja në Spitallë

Date:

Share post:

Në bashkinë Durrës, 198 familje të mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 kanë përfituar banesa të reja pas shortit të zhvilluar të premten në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Apartamentet, të ndërtuara në sitin e Spitallës, janë me strukturë 3+1 dhe janë pjesë e 996 njësive të reja banimi, të financuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.  

Ky është shorti i tretë i madh për ndarjen e banesave në lagjen e re të ndërtuar në Spitallë të Durrësit, pas atyre të zhvilluara në gusht dhe shtator. Ndërkohë, edhe pse mbi 500 familje kanë përfituar banesa të reja prej muajsh, hyrja në apartamente ende nuk ka ndodhur, pasi kjo zonë e re zhvillimore nuk është dorëzuar akoma.  

“Spitalla është në procesin e fundit, atë të kolaudimit. Në momentin që përfundojnë punimet, çelësat dorëzohen në bashki dhe më pas procedohet me shpërndarjen,” u shpreh nënkryetari i bashkisë, Gentian Kallmi, duke sqaruar se bashkia nuk është zhvilluese e projektit, por përfituese e tij.  

Pas 5 viteve pritje, banorët e pranishëm në short shfaqën emocione dhe entuziazëm për apartamentet e reja. 

“Është një ditë e madhe për ne. Jam nga Fermë Sukth dhe do të zhvendosem në Durrës. Më në fund do të kemi një strehë të sigurt pas kaq shumë vitesh pritjeje,” u shpreh një nga përfituesit.  

Procesi i Rindërtimit nuk mbyllet këtu në Durrës. Ai pritet të vijojë. 

“Janë trajtuar të gjithë përfituesit me vendim të Këshillit Bashkiak, por ende ka raste në shqyrtim. Nëse do të ketë përfitues të rinj, do të procedojmë me shorte të tjera,” deklaroi Kallmi.  

Një ditë më parë, 12 familje të tjera përfituan banesa të reja pas shortit të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak. 210 përfituesit e këtyre dy ditëve janë familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Ata mbetën të pastreha si mijëra familje të tjera të dëmtuara në Durrës, epiqendrën e tërmetit të 26 nëntorit. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...