“Storm 2”/ Zbulohet një ambient për ushtrim prostitucioni, shpallen në kërkim dy tutore kineze

Date:

Share post:

Një ambient i marrë me qira në Durrës, i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, është zbuluar nga Policia pas një hetimi njëmujor. Operacioni policor i koduar “Storm 2” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, duke shpallur në kërkim dy shtetase kineze dhe procedimin penal të shtatë shtetasve të tjerë, dy kineze të tjera që ushtronin prostitucion dhe 5 klientët e tyre shqiptarë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë shpallur në kërkim shtetaset kineze L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, të dyja banuese në Kinë, si organizatore të aktivitetit të paligjshëm. Ndërkohë, procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni” ka nisur ndaj:

L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja shtetase kineze;

  • M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani;
  • J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se dy shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion dy shtetaset e tjera, po ashtu kineze, në ambientin që këto të fundit kishin marrë me qira.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar si prova materiale shuma parash të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia njofton se hetimet për këtë rast vazhdojnë, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e të përfshirëve në aktivitetin kriminal.
Në dhjetor u godit një tjetër vatër prostitucioni me shtetase kineze në Durrës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Landfilli i Fushë-Krujës në flakë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë. Raportohet se flakët janë përhapur në...

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...