Përdorimi i shpeshtë dhe i tepërt i kanabisit ndikon negativisht në funksionimin e trurit, duke ulur ndjeshëm aftësitë e kujtesës dhe performancën profesionale. Studimet tregojnë se substanca ndikon në proceset e arsyetimit kompleks dhe vendimmarrjes, duke reduktuar aktivitetin cerebral.
Një studim i gjerë nga Universiteti i Colorados analizoi efektet e kanabisit te mbi 1003 të rritur midis viteve 2010-2015, duke përdorur rezonancën magnetike për të vëzhguar ndryshimet në aktivitetin e trurit. Rezultatet treguan një reduktim të ndjeshëm të funksioneve kyçe si kujtesa e punës, përpunimi i gjuhës, kontrolli motorik, kapaciteti relacional dhe përjetimi i emocioneve.
Përdorimi i vazhdueshëm i kanabisit mund të sjellë pasoja afatgjata, duke ndikuar në aftësinë për të mbajtur mend detyra, për të qenë efikas si në punë ashtu edhe në studim. Me kalimin e kohës, dëmet bëhen më të theksuara dhe lënë pasoja të thella në funksionet kognitive dhe jetën e përditshme.
©️zërionline


