Konflikti për shtëpinë që çoi në tragjedi brenda familjes

Date:

Share post:

Një debat i ndezur për pronësinë e banesës përfundoi në tragjedi, kur 74-vjeçari Hekuran Gjoni vrau të birin, Asim Gjonin 37 vjeç. Bashkëshortja e viktimës ka zbuluar detaje tronditëse në një intervistë për “Shqipëria Live”, duke treguar se konflikti kishte shpërthyer për shkak të kërkesës së kunatës për të marrë gjysmën e shtëpisë.  

Sipas saj, disa ditë para ngjarjes, motra e burrit kishte kërkuar dokumentet e pronësisë. 

“Ishte e bindur se duhej t’i kalonte asaj pjesa e saj. Kjo nuk ishte hera e parë që ky debat shpërthente në familje, pasi një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe 11 vite më parë”, tha ajo.  

Ajo shtoi se viktima kishte qenë në punë atë ditë dhe, si zakonisht, kishte hyrë te prindërit për të biseduar. Konflikti kishte nisur në tavolinë dhe përshkallëzoi me një përleshje të dhunshme. 

“Vjehrri kishte pirë alkool, e kishte të dhunshme pijen, i erreshin sytë dhe nuk kontrollonte dot veprimet”, shtoi ajo.  

Mësohet se në momentin e vrasjes, në shtëpi ndodheshin prindërit dhe motra e viktimës, e cila sipas saj, kishte ndikuar vazhdimisht në vendimet e prindërve dhe i kishte nxitur konfliktet familjare. Ajo e akuzon për ndërhyrje të vazhdueshme në çështjen e pronësisë dhe përçarjen e familjes.  

Tragjedia ka tronditur të gjithë, veçanërisht dy fëmijët e mitur të viktimës, të cilët lajmin e tmerrshëm e mësuan nga rrjetet sociale. “Më thanë: Mami, gjyshi e ka vrarë babin…”, – rrëfeu mes lotësh bashkëshortja e Asim Gjonit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...