Foto/ Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi vdekjen e 12-vjeçares

Date:

Share post:

Në morgun e Durrësit po kryhet autopsia e 12-vjeçares Endi Bardhi, e cila humbi jetën mbrëmjen e kaluar si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime pranë saj bëjnë me dije se kanë nisur hetimet dhe po presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

E mitura ka shfaqur probleme shëndetësore dje gjatë orës së mësimit dhe është dërguar me urgjencë në pediatrinë e spitalit të Durrësit, ku ka mbërritur rreth orës 09:30, pasi kishte konvulsione. Gjendja e saj u përkeqësua në vijim dhe ekzaminimi me skaner konfirmoi se ajo po kalonte një hemorragji cerebrale. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 12-vjeçarja ndërroi jetë rreth orës 18:30 të së premtes.
Trupi i saj do të përcillet për në banesën e fundit sot, rreth orës 15:00, në Sukth.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...