Transparenca e bashkive Durrës dhe Kavajë, Faktoje.al publikon gjetjet e monitorimit

Date:

Share post:

Qendra e verifikimit të fakteve Faktoje.al prezantoi të hënën në Durrës raportin mbi “Transparencën dhe mbajtjen e premtimeve”, pas një viti monitorimi të punës së Bashkisë Durrës dhe Bashkisë Kavajë. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Këshillit Bashkiak, gazetarë lokalë dhe shoqëria civile, ndërsa bashkitë e monitoruara nuk ishin të pranishme, pavarësisht ftesës për pjesëmarrje.  Monitorimi u krye në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”, mbështetur nga organizata NED për të tretin vit radhazi. Për vitin 2024, u analizuan 10 bashki, mes tyre Durrësi dhe Kavaja.  

Raporti u bazua në dy indikatorë kryesorë:  

1. Niveli i transparencës së pushtetit vendor  

2. Përmbushja e premtimeve elektorale 

Niveli i transparencës për Bashkinë Durrës u vlerësua me 93.75%, ndërsa për Bashkinë Kavajë 50%. Ky vlerësim është bërë përmes 16 indikatorëve ligjorë të matjes së transparencës.  

Mungesa e informacionit nga institucionet

Përfaqësues të shoqërisë civile ngritën shqetësimin e mungesës së transparencës nga institucionet publike, veçanërisht në dhënien e informacionit në kohë.  “Një prej problemeve që vihet re është mungesa e transparencës nga institucionet publike. Informacioni nuk jepet brenda afatit ligjor prej 10 ditësh dhe, në shumë raste, është i paplotë”, theksoi aktivistja Mirjam Reçi.  

Përmbushja e premtimeve  

Në raport u vlerësuan edhe premtimet e dhëna nga bashkitë:  

– Bashkia Durrës: 1 premtim i mbajtur, 3 të pambajtur  

– Bashkia Kavajë: 1 premtim i mbajtur, 1 pjesërisht i mbajtur, 2 të pambajtur  

Nga dhjetëra premtime të kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, Faktoje.al verifikoi katër prej tyre:  

1. Rindërtimi i pallateve DS5 në lagjen nr. 5 në të njëjtin vend (i pambajtur)  

2. Ndërtimi i një godine parkimi publik në qendër të qytetit (i pambajtur)  

3. Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore për Fëmijë (i mbajtur)  

4. Vazhdimi i rikonstruksionit të Pallatit të Sportit (i pambajtur)  

Raporti thekson nevojën për rritjen e transparencës dhe përmbushjen e premtimeve nga pushteti vendor, si dhe angazhimin e institucioneve për të garantuar qasjen e qytetarëve në informacion publik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...