Shëngjin – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku një automjet është përplasur me një kamion, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur kamioni i drejtuar nga shtetasi Xh. D. është përplasur me automjetin e drejtuar nga 30-vjeçari Paulin Zefi Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja Zh. H., 40 vjeçe, dhe drejtuesi i kamionit Xh. D. kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Dyshohet shpejtësia në drejtim dhe një manovër e gabuar çuan në aksidentin e rëndë.
©️zërionline


