Erion Veliaj në burgun e Durrësit deri në përfundim të hetimeve

Date:

Share post:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar këtë mëngjes në paraburgimin e Durrësit, një ditë pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Veliaj mbërriti rreth orës 09:20 në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, ku do të qëndrojë deri në përfundimin e hetimeve.

Në momentin e mbërritjes, përveç pranisë së mediave, nuk pati persona të tjerë për ta pritur, ndërsa shoqëruesit u kujdesën që të mos kishte imazhe nga afër të kryebashkiakut teksa zbriste nga fugoni.

Vendimi i GJKKO erdhi pas një seance maratonë te zhvilluar me dyer të mbyllura.

Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, pasi seanca gjyqësore përfundoi vonë, duke e bërë të pamundur transferimin e menjëhershëm drejt paraburgimit në Durrës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...