Meningiti akut në Durrës: Prindërit refuzojnë të dërgojnë fëmijët në mësim, autoritetet heshtin

Date:

Share post:


Heshtja e autoriteteve shëndetësore, NJVKSH-së, në Durrës lidhur me masat mbi rastin e një 14-vjeçari të prekur nga meningiti akut ka shkaktuar panik dhe pasiguri mes prindërve të nxënësve të shkollave 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe “Kushtrimi i Lirisë”, të cilët ndajnë të njëjtën godinë për procesin mësimor. Për të tretën ditë radhazi, një numër i madh prindërish refuzojnë të dërgojnë fëmijët në shkollë, duke e konsideruar situatën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e tyre.

Ndërkohë, burime nga shkolla të tjera në qytet raportojnë një rritje të ndjeshme të mungesave, duke treguar se frika nuk është e kufizuar vetëm te këto dy institucione arsimore.

Prindërit kërkojnë dezinfektimin e plotë të shkollës, një masë që ende nuk është ndërmarrë. Sipas burimeve nga shërbimi epidemiologjik, bakteri që shkakton meningitin akut nuk mund të eliminohet me të njëjtin dezinfektim që Bashkia e Durrësit kreu në gjimnazin “Leonik Tomeo” në dhjetor, pas vdekjes së një nxënëseje nga kjo sëmundje. Kjo ka rritur më tej shqetësimin e prindërve, të cilët kërkojnë veprime më të shpejta dhe të bazuara në rekomandime shkencore.

Në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” po diskutohet mundësia e rikthimit të mësimit online, një masë e ngjashme me atë të pandemisë, por që prindërit nuk e shohin si zgjidhje efektive. Ata theksojnë se masat profilaktike të sugjeruara nga epidemiologët nuk i bëjnë të ndihen të sigurt dhe kërkojnë një përgjigje të qartë nga institucionet për sigurinë shëndetësore të fëmijëve të tyre.

Në këtë situatë të pasigurisë dhe mungesës së transparencës nga autoritetet shëndetësore, shqetësimi i prindërve vetëm sa po rritet. Ata kërkojnë veprime konkrete dhe të menjëhershme për të garantuar që shkollat janë një ambient i sigurt për fëmijët e tyre.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...