Këshilltari bashkiak Joni Myshketa: Rekurs në Gjykatën e Lartë për tarifimin e parkimeve në Durrës

Date:

Share post:

Këshilltari bashkiak i Durrësit, Joni Myshketa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, e cila rrëzoi padinë e ngritur prej tij kundër tarifimit të parkimeve me pagesë në zonat A dhe B të qytetit nga Bashkia Durrës.
Në një deklaratë publike, Myshketa bëri të ditur se pavarësisht këtij vendimi, ai do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, ky është një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave të qytetarëve durrsakë, pasi tarifimi i parkimeve ndikon drejtpërdrejt në buxhetin e tyre.

“Kjo nuk bëhet për kredo politike apo për interesa të ngushta personale, por për një të drejtë të përbashkët. Aktualisht, qyteti përballet me rrugë të mbingarkuara, rrethrrotullime të shumta, ngushtime të trotuareve dhe zënie abuzive të hapësirave të parkimit. Përpara se të aplikojë tarifimin, Bashkia Durrës ka detyrimin të sigurojë alternativa për parkime të lira,” tha Myshketa.

Ai argumentoi se në një situatë ku hapësirat e parkimit janë të reduktuara dhe shpesh të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, përgjegjësia bie mbi institucionet vendore dhe jo mbi qytetarët, të cilët ndëshkohen me gjoba pa iu ofruar zgjidhje të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, këshilltari Myshketa ftoi median vendore të marrë pjesë në një takim informues nesër në orën 10:00, ku do të diskutohet më gjerësisht mbi ndikimin e tarifimit të parkimeve në Durrës dhe hapat e mëtejshëm ligjorë që do të ndërmerren.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...