Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori dhe publicisti Shaban Murati  

Date:

Share post:

Ish-ambasadori dhe analisti i njohur i politikës së jashtme, Shaban Murati, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit, në moshën 79-vjeçare.  

I lindur në shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit. Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.  

Murati ishte gjithashtu një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai ishte një nga zërat më të fortë në debatin për çështjen shqiptare në rajon, duke u fokusuar te situata e Kosovës dhe dialogu me Serbinë, si dhe roli i diplomacisë në zgjidhjen e këtyre çështjeve.  

Një vit më parë, i ftuar nga shoqata “Durrësi”, ai u kthye në qytetin e lindjes, Durrës, për të diskutuar me bashkëqytetarët mbi veprën dhe qëndrimet e tij. Gjatë një interviste, ai u shpreh:  

“Durrësi është qyteti im i lindjes. Këtu më ka bërë koka bam. Këtu mpleksen ndjenjat dhe është një gjë e rrallë për mua. Kam kaluar me dhjetëra promovime, por kjo ka një ndjenjë të veçantë dhe i jam mirënjohës qytetit dhe shoqatës që e mori përsipër promovimin.”

Gjatë jetës së tij si diplomat dhe analist i marrëdhënieve ndërkombëtare, ai ka marrë vlerësime të shumta, përfshirë titujt “Fisnikëria e Tiranës” dhe “Nderi i Qytetit të Durrësit”.  

Me 20 libra dhe qindra artikuj, Shaban Murati është pozicionuar si një prej zërave më të fuqishëm të mendimit diplomatik shqiptar. Ai besonte se Shqipëria dhe Kosova humbën një mundësi historike për t’u bërë faktor dominues në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.  

Pothuajse e gjithë vepra e tij është e përqendruar te analizat mbi çështjet shqiptare në Ballkan, ndikimin e diplomacisë së huaj dhe sfidat rajonale. 

Në lidhje me librat e tij, ai thoshte:  

“Korpusi i veprave të mia i kushtohet ekskluzivisht problematikave diplomatike të çështjes shqiptare në rajon, marrëdhënieve me vendet fqinje dhe ndikimit të faktorëve të huaj në problemet e Ballkanit. E kam quajtur saga problematike e Ballkanit. Tematika e librave të mi është një tematikë diplomatike e parrahur në literaturën e politikës shqiptare.” 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...