Rezultatet e Primareve në Qarkun Durrës: Emrat që kalojnë pragun dhe Befasitë e votimit

Date:

Share post:

Procesi i primareve në Qarkun Durrës ka prodhuar disa surpriza, ndërsa disa kandidatë të njohur nuk arritën të kalojnë pragun prej 130 votash. Nga 37 kandidatë në garë, vetëm 13 kanë siguruar votat e nevojshme për të kaluar më tej.  

Në krye të listës me rezultatin më të lartë qëndron Igli Cara me 622 vota, duke treguar një mbështetje të fortë të bazës së partisë për të. I ndjekur nga farmacistja Manjola Luku me 424 vota, një figurë e njohur në komunitetin e saj në Manëz dhe më gjerë në Durrës që ka përparuar qetësisht por bindshëm në politikën vendore. Pas saj renditen:  

Aulon Kalaja – 296 vota

Dritan Burgija – 263 vota

Luan Hoti – 202 vota

Islam Murati – 189 vota

Andia Ulliri – 180 vota

Skënder Dika – 175 vota

Astrit Xhaferi – 174 vota

Emri Vata – 167 vota

Edlira Harizi – 162 vota

Arian Ndoja – 159 vota

Fatbardha Kadiu – 150 vota

Befasitë e votimit

Disa emra të njohur nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për të kaluar më tej. Floriana Garo, durrsakja që jeton në Tiranë dhe synon të përfshihet në listën e emrave të mbyllur të PD-së në këtë qark, mori vetëm 32 vota nga anëtarësia demokrate. Bislim Ahmetaj, një prej kandidatëve që pritej të kishte më shumë mbështetje, mori 111 vota, ndërsa Morena Boja u ndal në 113 vota, vetëm 17 më pak se pragu.  

Një tjetër emër që mbeti jashtë garës është Ilirjana Kuçana me 128 vota, vetëm 2 vota më pak se pragu i kalimit. Po ashtu, Gëzim Keqi u ndal në 127 vota, duke humbur mundësinë për vetëm 3 vota.  

Ndërsa dhe emra të tjerë si Bernard Balla (22 vota) dhe Luan Hallulli (3 vota) nuk patën mbështetje.  

Rezultatet e primareve në Durrës kanë treguar një përballje të fortë mes kandidatëve, me disa prej tyre që kaluan me lehtësi pragun, ndërsa të tjerë u ndalën në kufirin e votave të nevojshme. Në vazhdim pritet të shihet dinamika e mëtejshme e garës dhe si do të reflektohen këto rezultate në fazat e ardhshme të procesit zgjedhor.

Rezultatet përfundimtare në nivel qarku:

  1. Igli Cara 622
  2. Manjola Luku 424
  3. Aulon Kalaja 296
  4. Dritan Burgija 263
  5. Luan Hoti 202
  6. Islam Murati 189
  7. Andia Ulliri 180
  8. Skënder Dika 175
  9. Astrit Xhaferi 174
  10. Emri Vata 167
  11. Edlira Harizi 162
  12. Arian Ndoja 159
  13. Fatbardha Kadiu 150
  14. Ilirjana Kuçana 128
  15. Gëzim Keqi 127
  16. Emal Varaku 120
  17. Jola Hysaj 116
  18. Morena Boja 113
  19. Bislim Ahmetaj 111
  20. Ndrec Pjetri 106
  21. Shyqyri Myrtollari 102
  22. Andi Gjoka 99
  23. Nasild Alikaj 72
  24. Arian Dedej 72
  25. Adhurim Caca 65
  26. Dritan Sallaku 62
  27. Enri Çeno 55
  28. Emir Frangu 54
  29. Mereme Sela 43
  30. Floriana Garo 32
  31. Viola Kapidani 32
  32. Armand Dervishi 27
  33. Bernard Balla 22
  34. Sabah Jemishta 29
  35. Agim Kodra 20
  36. Silvja Gjepali 9
  37. Luan Hallulli 3

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar

3  persona janë vënë në pranga në Cërrik për devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe ndërtim pa leje. Bëhet fjalë...

KLSH: Mbetjet në Durrës peshohen vetëm në Sharrë, rekomandimet për kontrollin e kostove mbeten të pazbatuara

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar mangësi serioze në mënyrën se si Bashkia Durrës menaxhon kontratën për...

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Dy shqiptarë të tjerë, nga Maqedonia e Veriut, janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme pasi dyshohet se kryenin veprimtari armiqësore...

Pritë në Sarandë, arrestohen 5 shtetas

Finalizohet operacioni policor i koduar "Silenciatori", si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë...