Dhjetë gra frymëzuese nderohen në Durrës për punën dhe përkushtimin e tyre në shoqëri

Date:

Share post:

Në prag të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Durrësi vlerësoi dhjetë gra të shquara për arritjet e tyre. Për të 27-in vit radhazi, aktivistja dhe poetja Myzejen Konduri dhe shoqata e saj nderuan jo vetëm suksesin profesional të grave, por edhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri, duke e kthyer këtë traditë në një simbol të vlerësimit dhe respektit për punën dhe përkushtimin e tyre.

Këtë vit u nderuan:  

1. Denisa Luarasi – Menaxhere e “Agjencisë së Sigurimeve” dhe anëtare e Këshillit Bashkiak  

2. Dr. Ajtanka Bardhi – Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Nr. 5 në lagjen 16, Durrës  

3. Dr. Valbona Sakollari–Administratore biznesi  

4. Katerina Kordha– Administratore e një rrobaqepësie  

5. Feruze Karamani – Administratore hoteli  

6. Rrezarta Gjergji – Nën/Drejtoreshë e shkollës “Kushtrimi i Lirisë”  

7. Doriana Nikolla – Ekonomiste  

8. Shqiponja Meta – Avokate  

9. Xhelina Hoxha– Farmaciste  

10. Jonida Spaho – Stomatologe

Në këtë event u vlerësua gjithashtu edhe gazetarja Anila Basha, për mbështetjen e saj ndaj kauzës së vajzave dhe grave. 

Në fjalën e saj, organizatorja Myzejen Konduri theksoi se ky vit, si një vit zgjedhjesh, duhet të shënojë një angazhim më të madh për të dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e grave.  

“Nuk do të jemi të shpërfillshme ndaj britmave të dëshpëruara të grave të dhunuara, ndaj burrave vrasës që masakrojnë gratë me egërsi dhe ndaj ulërimave të fëmijëve të bullizuar”, u shpreh Konduri me tone të forta. Ajo theksoi rëndësinë e respektit, vlerësimit dhe mirëkuptimit për mirëqenien e familjes dhe të shoqërisë.  

Ajo gjithashtu ndau katër ëndrrat kryesore të grave për të ardhmen:  

1. Një familje të lumtur  

2. Një atdhe të bekuar dhe të paqtë  

3. Një jetë me sa më shumë dashuri dhe mirësi  

4. Një politikë më të vëmendshme ndaj grave dhe të rinjve  

“Gruaja i përket përjetësisë sepse ajo siguron vazhdimësinë e së ardhmes”, tha Konduri, duke theksuar rolin e pandalshëm të grave në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.  

Një dorë e zgjatur për fëmijët në nevojë 

Pjesë e këtij eventi ishin edhe 20 nxënës të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, familjet e të cilëve janë prekur nga tërmeti apo kanë vështirësi ekonomike. Ata morën dhurata simbolike, një gjest që synon të sjellë shpresë dhe gëzim në jetët e tyre.  

Në fund të fjalës së saj, Konduri dha një mesazh frymëzues për vitin e ardhshëm:  

“Së bashku, me më shumë dashuri, mirëkuptim dhe suksese që të ndriçojnë jetët tona! Uroj të lindë vetëm dielli në sytë e fëmijëve tanë!”  

Ky event i kthyer në traditë me këmbënguljen e organizatores Konduri është një dëshmi e rëndësisë që ka vlerësimi i grave në çdo fushë të jetës dhe një thirrje për më shumë mbështetje ndaj tyre në një shoqëri që ende përballet me sfida të mëdha.

V.Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pesë viktima në tre shtete, historia e Mane Drizës, shqiptarit të njohur si Tony Montana

I dënuar për vrasje në Shqipëri, Itali dhe Britani, 48-vjeçari pritet të kthehet në Shqipëri për të vuajtur...

Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Bathore,...

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota pas ultimatumit të Ramës

Mes tensioneve dhe debateve u miratua në Kuvend pak pas mesnate reforma e re administrativo-territoriale. Projektligji mori 85 kartonë...

Moti i keq, Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në Durrës

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar reshje intensive shiu gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme...