500 mijë lekë të vjetra në këmbim të votës, në pranga 38-vjeçari! Dosja i kalon SPAK

Date:

Share post:

Katër ditë pas nisjes zyrtare te fushatës elektorale për 11 majin, shënohet arrestimi i parë për korrupsion aktiv në zgjedhje. Një 38-vjeçar nga Lushnja, i identifikuar si Marim Leka, ka rënë në prangat e bluve. Ai i kishte premtuar 50 mijë lekë një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike, i cili në këto zgjedhje garon me 26 aleatë. Në momentin e arrestimit, Marim Lekës i është gjetur në xhep karta e identitetit të personit që i kishte premtuar paratë në këmbim të votës për PD-në. Ka qenë vetë personi të cilit i ishin premtuar paratë që ka bërë kallëzimin në polici për Marim Lekën.

Kallëzimi u bë nga Muharrem Toska, i cili ka deklaruar në Policinë e Fierit se 38-vjeçari Marim Leka i ka kërkuar kartën e identitetit dhe i ka premtuar një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra për të votuar subjektin politik PD. Uniformat blu pasi kanë arrestuar Lekën, teksa i gjetën në xhep kartën e identitetit të kallëzuesit.

Dosja për këtë rast i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për dy vepra penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...