Bylykbashi: Aferë korruptive me EcoPark në Durrës, firmosur nga Rama – nesër kallëzim i ri në SPAK

Date:

Share post:

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Durrës, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar atë që Partia Demokratike e konsideron si një aferë korruptive të lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe projektin e ish-landfillit në Porto Romano. Në një deklaratë për shtyp të mbajtur nga ambientet e EcoPark-ut të Durrësit, Bylykbashi theksoi se nesër mbushet një vit nga kallëzimi penal i depozituar në SPAK, por sipas tij, fakte të reja tregojnë qartë përfshirjen direkte të Ramës.

“Një vit më parë kallëzuam penalisht aferën e EcoPark-ut, e cila mban firmën e Edi Ramës,” u shpreh ai. “SPAK ka pasur mbi tryezë faktet që tregojnë se Rama, në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, kontraktoi Cassanova Hernandes për të realizuar projektin arkitekturor të zonës në Porto Romano gjashtë muaj para hapjes zyrtare të procedurës së tenderit.”

Sipas tij, në tetor 2019, AKUM shpalli tenderin me vlerë 1.9 miliardë lekë, por më 2 dhjetor të po atij viti, Ministrja e Financave e atëhershme, Anila Denaj, kërkoi anulimin e procedurës, pasi fondet duheshin përdorur për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

“Anulimi u publikua në buletinin zyrtar më 16 dhjetor. Po atë ditë, Edi Rama, si kryetar i Komitetit të Emergjencave, urdhëroi që mbetjet inerte të tërmetit të depozitoheshin në Porto Romano dhe kërkoi rihapjen e procedurës me urgjencë për ndërtimin e EcoPark-ut,” deklaroi Bylykbashi. Vetëm disa ditë më pas, më 27 dhjetor 2019, u lidh kontrata me kompanitë DE MARE dhe VICTORIA INVEST.

Ai shtoi se një video e publikuar së fundmi, datë 7 dhjetor 2019, dëshmon qartë se Rama kishte vizituar kantierin në Porto Romano, para se të hapej procedura e re e tenderit, dhe kishte urdhëruar vazhdimin e punimeve sipas projektit të Cassanova Hernandes. Në video, Rama shihet duke komunikuar me Elton Buallin, drejtuesin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës, duke i kërkuar që punimet të përfundonin brenda datës 1 qershor 2021.

“Çfarë pune kishin punonjësit e Integrated Energy BV në kantier kur tenderi ishte ende në proces? Pse Rama dha urdhra kur Ministrja Denaj e kishte informuar se tenderi do të anulohej? Cili ishte projekti i zbatuar, ai që e kishte porositur Rama në mënyrë private, apo ai që duhej të shpallej fitues përmes një procedure të rregullt tenderimi?” – pyeti Bylykbashi.

Ai e mbylli deklaratën duke theksuar se të gjitha këto fakte lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Rama dhe se SPAK nuk duhet të mbyllë më sytë ndaj kësaj afere që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1.9 miliardë lekë.

“Nesër, Partia Demokratike do të dorëzojë një shtesë kallëzimi në SPAK mbi këto zhvillime të reja që e rëndojnë edhe më shumë përgjegjësinë penale të Edi Ramës”, përfundoi Bylykbashi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

60 vite nga zbulimi i Amfiteatrit të Durrësit, monumenti vazhdon të tregojë historinë dhe lartësojë vlerat e qytetit

Një pemë e përpirë nga toka, pas një rrebeshi të fuqishëm, do të bëhej shenja e parë e...

Mori diplomën në UAMD, njeriu i zemrës i propozon për martesë para të gjithëve

Një mbrëmje që nisi me emocionet e diplomimit dhe përfundoi me një propozim për martesë. Klarisa Toska, 23 vjeçe,...

Ambasada amerikane zbardh takimin e Ambasadorit Wendt me kryeministrin Rama

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt,...

Zjarret në Durrës, fiken 3 vatra, vijon lufta me flakët në Fllakë dhe Gjirin e Lalzit

Situata e zjarreve në qarkun e Durrësit është përmirësuar, por dy vatra vijojnë të jenë aktive. Sipas informacionit nga...