Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Ja problematikat dhe arritjet, 33 zyrtarë të lartë nën hetim

Date:

Share post:

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, prezantoi këtë të hënë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, raportin vjetor të SPAK për vitin 2024. 

Ai renditi disa prej problematikave me të cilat po përballet SPAK:

“Disa nga problematikat janë të trashëguara ndër vite, presioni i jashtëm ndaj institucioneve gjendur mes sulmeve apo debate, mungesa e qartë ligjore e statusit të prokurorëve, mungesa e këshilltarëve ligjorë, numri i ulët i referimeve në lidhje me vepra penale, përfundimi i sistemit të ngritjes së çështjeve, me mbështetjen e palëve ndërkombëtare të realizojmë modulet, sa i takon raportimit dhe statistikave, sfidë krijimi i njësisë së analizës, nuk është ngritur, po punojmë me ndërkombëtarë sipas një modeli bashkëkohor që do t’i vijë në ndihmë institucionit, tani është koha të kemi një sistem analize, statusi i specialistit ndërlidhës, i cili trajtohet si nëpunës civil.”

Dumani ishte i shoqëruar nga drejtuesit e sektorëve të SPAK, Prokurorët Klodian Braho i Korrupsionit dhe Adnan Xholi, i Krimit të Organizuar. Të pranishëm në mbledhje ishin dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane dhe OPDAT. 

Në fjalën e tij, Dumani nënvizoi progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai vuri në dukje se janë rritur ndjeshëm kallëzimet nga qytetarët, duke zënë 37% të procedimeve të reja, ndërsa numri i hetimeve është rritur me 36% krahasuar me vitin 2023.

“Filozofia e SPAK ka ndryshuar ndjeshëm. Nga një rol pritës i informacionit nga partnerët ndërkombëtarë, tashmë jemi kthyer në një furnizues aktiv i të dhënave për ta,” deklaroi Dumani.

Sipas raportit të paraqitur, Dumani tha se gjatë vitit 2024 janë hetuar 33 ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim, ndërsa për 10 funksionarë të lartë janë dhënë vendime të formës së prerë.

“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme. Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024 tregojnë se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave.”

Sipas Dumanit, janë regjistruar 132 hetime të reja të nisura nga kallëzime të qytetarëve dhe institucioneve, duke treguar një rritje të besimit të publikut te SPAK.

“Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së besimit të publikut te institucioni i Prokurorisë së Posaçme.”

Në lidhje me sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive të paligjshme, Dumani tha se ka pasur rritje.

“Krahasuar me 2024, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara ka pësuar rritje. Sa i takon masave të sigurimit, SPAK ka aplikuar një politikë të qartë. Numri i të burgosurve që janë dënuar nga SPAK përbën 9.5% të totalit. 165 persona janë dënuar pas procedimeve të SPAK. Për vitin 2024, në GJKKO janë gjykuar 145 çështje, ku ka përfunduar gjykimi për 54 prej tyre. Vazhdon gjykimi për të tjerat. SPAK merr masa dhe mbikëqyr edhe ekzekutimet e vendimeve penale. 20 vendime kanë marrë formë të prerë në GJKKO, ndërsa 56 të tjera në Apel.”

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, kreu i SPAK tha: “Në lidhje me krimin e organizuar, gjatë 2024 kanë pësuar një trend rritës çështjet e hetuara dhe të përfunduara. Është regjistruar një rritje prej 18.8% të procedimeve penale krahasuar me 2023. Një rritje me 35% vërehet edhe për hetimet e përfunduara krahasuar me vitin 2023. Ka një përmirësim të vazhdueshëm në përfundimin e hetimeve. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme secili.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...