Një dhuratë që shpëton jetë, Studentët e Durrësit dhurojnë gjak

Date:

Share post:

Ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës u kthyen sot në një qendër solidariteti, ku studentët dhuruan gjak në kuadër të një fushate të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. Njësia e tyre lëvizëse u vendos pranë kampusit për të lehtësuar pjesëmarrjen e të rinjve.

Në bashkëpunim me drejtuesit e universitetit, u organizuan sesione informimi mbi rëndësinë e dhurimit, përfitimet për shëndetin personal dhe ndikimin që ky gjest ka për komunitetin.

“Synimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për dhurimin vullnetar të gjakut dhe të forcojmë rezervat kombëtare, që janë jetike për pacientët në nevojë”, – deklaroi mjeku transfuzolog Kristo Raca, pjesë e stafit të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Përjetimi i studentëve

Studentët e pranishëm treguan se ky është një akt i thjeshtë, por me vlerë të jashtëzakonshme.
“Vendosa të dhuroj gjak, sepse e konsideroj një akt solidariteti që mund t’i shpëtojë jetën dikujt”, u shpreh një prej tyre.

Një mision që vazhdon

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut zhvillon rregullisht fushata të tilla në universitete, shkolla dhe institucione të tjera në të gjithë vendin, duke kontribuar në krijimin e një kulture të dhurimit dhe për një sistem sa më të sigurt të transfuzionit të gjakut.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

60 vite nga zbulimi i Amfiteatrit të Durrësit, monumenti vazhdon të tregojë historinë dhe lartësojë vlerat e qytetit

Një pemë e përpirë nga toka, pas një rrebeshi të fuqishëm, do të bëhej shenja e parë e...

Mori diplomën në UAMD, njeriu i zemrës i propozon për martesë para të gjithëve

Një mbrëmje që nisi me emocionet e diplomimit dhe përfundoi me një propozim për martesë. Klarisa Toska, 23 vjeçe,...

Ambasada amerikane zbardh takimin e Ambasadorit Wendt me kryeministrin Rama

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt,...

Zjarret në Durrës, fiken 3 vatra, vijon lufta me flakët në Fllakë dhe Gjirin e Lalzit

Situata e zjarreve në qarkun e Durrësit është përmirësuar, por dy vatra vijojnë të jenë aktive. Sipas informacionit nga...