Nisin aplikimet për fermerët, Ja kush përfiton

Date:

Share post:

Nga sot, 14 prill, dhe deri më 30 Maj do të jenë të hapura aplikimet për fermerët për të përfituar nga mbështetja buxhetore. Po kush ka të drejtë të përfitojë dhe kriteret  përkatëse.

Sipas eksperteve te Ministrise se Bujqesise, ka të drejtë të aplikojë çdo fermer individual që është i regjistruar në regjistrin e fermerëve dhe ka NIPT, grupet e fermerëve, personat fizik dhe juridik si dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Edhe këtë vit nuk ka rëndësi koha e aplikimit, rëndësi ka që aplikimi të jetë i saktë dhe të plotësohen kriteret.

Pritshmëritë janë që përfituesit të jenë thuajse njësoj si një vit më parë, në ketë skemë kombëtare. Buxheti i parashikuar arrin në 4.4 miliardë lekë. Kjo shifër është më e ulët se një vit më parë, por qeveria planifikon rishikimin e buxhetin me akte normative, duke e shtuar më tej buxhetin deri në fund të vitit. 

Në total janë tetë masa mbështetëse, por ajo që zë një vend të rëndësishëm është mbështetja për blegtorinë, ku parashikohet 5 mijë lekë për krerë. Sipas specialisteve, fermerët bëjnë mirë që të konsultohen me zyrat bujqësore rajonale për të shmangur çdo gabim.

Fermerët do të përfitojnë edhe këtë vit naftë pa taksa. Por këtë vit ka një kusht të ri, duhet të dokumentojnë me fatura që kanë blerë produkte për punimin e tokës, si një mjet për të verifikuar që mbështetja të shkojnë tek ai që ka vërtetë nevojë. Ky  kusht është vendosur për të shmangur çdo devijim“, – tha Tarelli.

Gjatë këtij viti janë tri skema që do të aplikohen në mbështetje të bujqësisë. Skema kombëtare, skema e investimeve e nisur një vit më parë nga e cila pritet të shpallen fituesit, si dhe garancia sovrane. Aktualisht  është në fazën finale dhe pritet të nisë aplikimin garancia sovrane për ata fermerë që kanë nevojë për financim, por që u mungon kolaterali për ta paraqitur në bankë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

60 vite nga zbulimi i Amfiteatrit të Durrësit, monumenti vazhdon të tregojë historinë dhe lartësojë vlerat e qytetit

Një pemë e përpirë nga toka, pas një rrebeshi të fuqishëm, do të bëhej shenja e parë e...

Mori diplomën në UAMD, njeriu i zemrës i propozon për martesë para të gjithëve

Një mbrëmje që nisi me emocionet e diplomimit dhe përfundoi me një propozim për martesë. Klarisa Toska, 23 vjeçe,...

Ambasada amerikane zbardh takimin e Ambasadorit Wendt me kryeministrin Rama

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt,...

Zjarret në Durrës, fiken 3 vatra, vijon lufta me flakët në Fllakë dhe Gjirin e Lalzit

Situata e zjarreve në qarkun e Durrësit është përmirësuar, por dy vatra vijojnë të jenë aktive. Sipas informacionit nga...