Besimtarët ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë kremtojnë këtë të dielë festën e Pashkës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë.


Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit dhe simbolizojnë besimin te Zoti dhe shpresën për të gjithë besimtarët. Këtë vit, festa e Pashkës përkon për të gjithë të krishterët, të cilët e kremtojnë në të njëjtën ditë.
Në qytetin e Durrësit, festa u kremtua në të gjitha kishat, ku besimtarët morën pjesë në shërbesat e shenjta dhe shkëmbyen urimet tradicionale me fjalët: “Krishti u ngjall – Vërtet u ngjall!”.


Besimtarë të shumtë ortodoksë iu bashkuan meshës së shenjtë të zhvilluar në vigjiljen e natës së madhe në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, ashtu si dhe në kishat katolike “Shën Lucia” e “Shën Dominiku”.
©️zërionline


