Mos u mashtroni! I riu francez hiqej si përfaqësues i bankës dhe u vidhte paratë shqiptarëve

Date:

Share post:

Një skemë mashtrimi nga një shtetas francez që u vidhte para shtetasve shqiptarë, është zbuluar nga policia, që ka vënë në pranga 23-vjeçarin.

Adem Said, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare, njoftoi policia. 

Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë. 23-vjeçarit iu sekuestruan tre celularë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit

Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave...

Qese e bidona plastike/ Ndotet lumi Mat, brigjet kthehen në ‘landfill’ me plehra

Lumi Mat është tejet i ndotur nga mbetjet urbane dhe ato të ndërtimit që hidhen nga persona të...

20 mijë lekë gjobë bizneseve për hedhjen e mbetjeve jashtë orarit në Durrës, dokumentohen shkeljet

Kontrollet për mbetjet urbane në Durrës po shoqërohen me masa administrative ndaj subjekteve që nuk respektojnë rregullat për...

Flota “sekrete” e Hormuzit, Irani sulmon marinsat amerikanë; 8 të plagosur

Një aspekt i panjohur më parë i operacioneve amerikane në Ngushticën e Hormuzit ka dalë në dritë, pas...