Probleme me identifikimin biometrik dhe pjesëmarrje e ulët në Shijak

Date:

Share post:

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime në Bashkinë e Shijakut paraqitet e ulët në orët e para të ditës. Nga 54 qendra votimi që ka kjo bashki, në disa prej tyre janë raportuar probleme teknike dhe pengesa në procesin e identifikimit të votuesve.

Në qendrën e votimit nr. 1391, në fshatin Koxhas, procesi ende nuk ka nisur për shkak të mosfunksionimit të pajisjes së identifikimit elektronik. Situata ka shkaktuar pritje për votuesit dhe ndërprerje të përkohshme të procesit.

Ndërkohë, në disa qendra të tjera në Shijak dhe në Maminas janë shënuar vështirësi me identifikimin biometrik. Pajisjet nuk kanë arritur të lexojnë shenjat e gishtërinjve të disa votuesve. Sipas komisioneve të qendrave të votimit, ky fenomen lidhet me punën e votuesve në bujqësi, ku kallot dhe dëmtimet e lëkurës ndikojnë në pamundësinë e identifikimit përmes pajisjes. Ndërkohë për votuesit kjo lidhet me problemet e pajisjeve të identifikimit elektronik.

Në të gjitha këto raste, komisionet kanë hartuar procesverbale për të dokumentuar situatat dhe kanë lejuar vijimin e procesit zgjedhor.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës,...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...