Zgjedhjet 2025, voton Presidenti Bajram Begaj: Qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre!

Date:

Share post:

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën 9- vjeçare “ Kongresi i Lushnjës” e cila ndodhet në rrugën “ Qemal Stafa”.

Presidenti Begaj shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ku të dy shprehën vullnetin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në një deklaratë për mediat Begaj u bëri thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre.

“Për mua mu duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendi dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një ditë të veçantë, pasi kemi hapur negociatat për BE, për herë të partë voton diaspora dhe duhet të plotësohen standarde. Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzueshme, ku qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe vullneti i tyre të dëgjohet”, u shpreh Begaj. 

Ai kritikoi edhe gjuhën e përdorur gjatë fushatës nga aktorët politikë. “Në fushatë zgjedhore duhet të ketë ballafaqim idesh e programesh, në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë gjuhë bullizuese”, tha Begaj.  

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...