AMP vë në pranga tre policë dhe një doganier

Date:

Share post:

Pas hetimeve disa mujore mbi një procedim penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Shkodër, ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier. Këta shtetas janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Dyshohet se ata kanë lejuar kalimin e një kamioni me 442 kg kanabis drejt Malit të Zi.
Të prangosurit janë:
-Lek Çekrezi, punonjës policie në pikën kufitare Hani i Hotit.

-Fatjon Hamzi, punonjës policie në pikën kufitare Hani i Hotit.

– Tonin Melaj, punonjës policie në pikën kufitare Hani i Hotit.

– Selami Ethemi, me detyrë doganier në pikën kufitare Hani i Hotit.

Urdhrat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e vendkalimit kufitar të Bozajt, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442 kg lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sativa.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...